“Kompromisi i dhembshëm” i Grupit të Unitetit

 


Pranimi pa rezervë dhe pa asnjë kundërshtim i dokumentit të kryenegociatorit Ahtisari, për zgjidhjen e statusit të Kosovës, nga Ekipi i Unitetit, doemos se ka ngjallur reagime të shumta të shqiptarëve liridashës në përgjithësi, e në veçanti te qytetarët tanë, të cilët po presin me padurim përcaktimin e avancuar të statusit të Kosovës.
Qytetarët tanë të informuar mirë, analistët e komentatorët e ndryshëm, të cilët po përcjellin me vëmendje procesin politik nëpër të cilin po kalon Kosova, qysh moti e kanë ditur se pozicioni i Kosovës në bisedime me Serbinë është pozicion i dobët dhe pozicion i nisur nga zeroja në krahasim me pozicionin e Serbisë, së cilës “de jure” nga bashkësia ndërkombëtare i njihet sovraniteti mbi vendin tonë.
Mirëpo, krerët tanë politikë dhe institucionalë, qysh në fillim të këtij procesi kanë vazhduar lojën e improvizimeve, lojë kjo e filluar qysh moti nga Ibrahim Rugova.
“Grupi i Unitetit”, i cili është imponuar dhe ka arritur të formohet si një instancë e vetme, që do të vendos për fatin e Kosovës, apo që do të pranojë në nënshkruajë fatin e saj, ka vazhduar lojën e improvizimeve. Dhe, pikërisht për këtë, këta përfaqësues kanë marrë përsipër ta çojnë deri në fund procesin politik, duke qenë fillim e mbarin “aminxhinj” të ekipeve të ndryshme negociatore ndërkombëtare.

Grupi i Unitetit ka një përbërje heterogjene politike dhe ideologjike, që dominohet nga ish pushtetarët titistë dhe projugosllavë, me ndonjë përjashtim nga disa anëtarë të tjerë, të cilët në rrethana të caktuara u gjenden në kuadër të këtij ekipi.
Ky grup nuk e përfaqëson aspiratën e shumicës shqiptare të Kosovës, por përfaqëson interesat koniukturale të grupimeve të caktuara politike, të cilat kanë mandat nga vetëm 50 për qind e qytetarëve të Kosovës, që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e zhvilluara pas luftës.
Grupi ka qenë dhe ka mbetur tejet unik në dëgjueshmëri ndaj negociatorëve ndërkombëtarë, ka qenë i lakueshëm në të gjitha takimet, që janë zhvilluar me palën e Beogradit në Vjenë, ka pranuar dhe ka lëshuar pe në të gjitha kërkesat e Beogradit, të arbitruara përmes ekipit të zotëriut, Ahtisari, pavarësisht se bisedimet e Vjenës thuhet se kanë qenë të pasuksesshme. Bisedimet e Vjenës kanë qenë të suksesshme për ekipin negociator të Serbisë, sepse ekipi negociator serb duke kërkuar gjithnjë maksimumin në bisedime, ka arritur të bëjë fakt enklavizimin duke i hapur rrugë kantonizimit të Kosovës, ka arritur madje që disa fshatra të vogla të Kosovës t’i bëjë komuna, ka arritur që këto komuna të sigurojnë lidhje të drejtpërdrejtë me Beogradin dhe me njëra tjetrën. Po ashtu në emër të gjoja trashëgimisë kulturore, formulim eufemistik që ka të bëjë me krijimin dhe legjitimimin si zona të mbrojtura të 40 e më shumë kishave e manastireve serbe, të cilat po ashtu do të marrin edhe “mirazin” e kësaj marrëveshjeje kompromisi, që kushton disa dhjetëra mijëra hektarë tokë të qytetarëve shqiptarë të vendit tonë.

Të gjitha këto të arritura Serbisë i duken pak, sepse Serbia mundohet ta rikthejë për vete krejt Kosovën, nëse mundet, ndërsa tashmë ka arritur të sigurojë shkëputjen “faktike” nga Kosova të një të katërtës së territorit të saj aktual.
Të gjitha këto dhe lëshime të tjera janë bërë me..

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja, Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …