Qendra e ashtuquajtur për “Studime Euroatlantike”, në Beograd, ka hartuar propozimin për korrektim të kufirit ndërmjet Serbisë e Kosovës, lidhur me arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Bisedimet për korrektimin e kufirit ndërmjet Serbisë e Kosovës, do të do të mbaheshin në përkujdesjen e Perëndimit e pastaj menjëherë do të pasonte miratimi i marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normëzimin e marrëdhënieve, thuhet në studimin “Rrëfimi nga ana perëndimore”.
Sipas propozimit vija e kufirit ndërmjet Serbisë Kosovës, do të shkonte përgjatë katër komunave të tashme të veriut të Kosovës (Mitrovica veriore, Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi) të banuara kryesisht me popullatë serbe. Drejtoresha Jelena Miliq ka thënë se nuk propozon kufizim sipas vijës etnike dhe ky propozim nuk përfshin tri komunat në jug të Serbisë, Preshevë, Bujanoc Medvegjë por vetëm katër komunat në veri të Kosovës, të cilat do t i jepeshin Serbisë si kompromis gjatë dialogut në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.