Komuna dhe ASB do të ndihmojnë dhjetë familje në Malishevë

Komuna e Malishevës dhe OJQ “Arbeiter Samarites Bund-ASB”, kanë nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi për implementimin e projektit “Mbështetje e Integruar Socio-ekonomike për familjet shumë të prekura”. Kjo marrëveshje është nënshkruar në mes të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe përfaqësues së ASB për Kosovë, Dafina Hoxha. Ky projekt financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, dhe realizohet nga Organizata Ndërkombëtare Humanitare Gjermane “Arbeiter –Samariter-Bund Detchland. Qëllimi i këtij projekti është, që në bashkëfinancim me komunën, gjatë këtij viti të mbështesë dhjetë familje në nevojë në Komunën e Malishevës, për krijimin e kushteve më të mira të jetesës dhe themelimin e bizneseve të vogla familjare. Gjatë kësaj periudhe kohore, përfaqësuesit e projektit, do të punojnë ngushtë me Komunën e Malishevës, gjegjësisht me Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, për të identifikuar rastet të cilat përmbushin kriteret e përcaktuara paraprakisht nga projekti dhe të njëjtat t’i përkrahë me grante, përkatësisht pajisje.

Kontrolloni gjithashtu

Themelohet Zyra për Ndihmë Juridike Falas në Komunën e Rahoveci

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, të premtën mori pjesë në tryezën për …