Komuna dhe HANDIKOS-i në Malishevë nënshkruajnë marrëveshjen për kryerjen e shërbimeve shtëpiake shëndetësore

Komuna e Malishevës dhe OJQ “Handikos Malishevë”, kanë nënshkruar marrëveshjen për kryerjen e shërbimeve shëndetësore shtëpiake, për personat dhe familjet në nevojë. Marrëveshja është nënshkruar nga ana e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe koordinatores së “HANDIKOS”-it në Malishevë, Feride Hoxha. Gjatë vitit të kaluar, ky projekt është realizuar në të njëjtën mënyrë dhe është treguar i suksesshëm dhe për këtë arsye, ofrimi i shërbimeve shtëpiake shëndetësore, do të realizohet në të njëjtën mënyrë.

Kjo marrëveshje parasheh vazhdimin e ofrimit të shërbimeve ambulatore në shtëpitë e personave dhe familjeve në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ekonomike, personat me hemodializë dhe personave me aftësi të kufizuara, pastaj personave të moshuar dhe personave të sëmurë të cilët kanë nevojë për kujdes të vazhdueshëm.

Përmes kësaj, synohet rritja e ofrimit të shërbimeve shëndetësore ambulatore dhe rritja e cilësisë së shërbimeve mjekësore për të gjithë qytetarët e Komunës së Malishevës, të cilët kanë nevojë për shërbime shëndetësore shtëpiake.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …