Komuna dhe Ministria e Infrastrukturës do të bëjnë shënimin e sinjalistikës së rrugëve regjionale të komunës së Vitisë

Përpos rrugëve lokale të komunës së Vitisë, ku po bëhet sinjalizimi dhe vendet për këmbësorë, Komuna e Vitisë ka arritur marrëveshje me Ministrinë e Infrastrukturës që sinjalistika të bëhet edhe në rrugët regjionale që përshkojnë këtë komunë. Drejtori i Drejtorisë së Inspeksionit në Viti Skender Ahmeti, së bashku me inspektorin e komunikacionit Bushat Zuka, kanë vizituar vendet ku është duke u bërë sinjalizimi i rrugëve, përmes së cilave synohet shtimi i vigjilencës së ngasësve dhe këmbësorëve për rrezikun që mund të kanoset në trafik. Drejtori Ahmeti tha se kemi filluar ditë më parë që të bëjmë sinjalizimin si komunë, por tani do të kemi mbështetje edhe nga Ministria e Infrastrukturës për ta realizuar këtë projekt. “Ndonëse janë nën kompetencën e Ministrisë së Infrastrukturës disa vende ku cilësohet si rrugë regjionale, ne kemi intervenuar dhe kemi barë sinjalizimin për këmbësorë si në Gërmovë, Sadovinë të Jerlive, Drobesh etj, me qëllim që të evitojmë aksidentet e mundshme dhe të shtojmë vëmendjen e këmbësorëve dhe ngasësve përmes këtyre sinjalizimeve”, ka thënë Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa rekomandoi për kuvend projekt buxhetin për vitin 2025

Drejtuar nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Malishevës, Argjend Thaçi, sot është mbajtur mbledhja …