leoni

Komuna e Deçanit bëhet më Plan të Arsimit 2019-2022

Është mbajt mbledhja e XII-të e rregullt e Kuvendit të Komunës së Deçanit, ne mbledhjen merrnin pjesë, kryetari i Komunës Bashkim Ramosaj, kryesuesi i Kuvendit, Dr. Haki Shehaj i cili edhe e ka kryesuar mbledhjen, anëtarë të Kuvendit, drejtor të drejtorive komunale, përfaqësues të OSBE-së dhe monitorues dhe shoqëri civile. Për këtë takim ishte parapa ky rend pune:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

  2. Marrja e vendimit për dhënie të pronës komunale në shfrytëzim afatshkurtër-Eco Tregu; Njësia Kadastrale P-70505021-00893-0, Zona Kadastrale Deçan;

  3. Shqyrtimi i kërkesës së Drejtorisë për MSH dhe SHP dhe marrja e Vendimit për caktimin e lokacionit për Deponi inerte,

    4 .Marrja e vendimit për caktimin e lokacionit për vendosjen e 4 trafove;

  5 .Marrja e vendimit për caktimin e lokacionit për ngritjen e lapidarit në fshatin Prapaqan,

  1. Marrja e vendimit për faljen e obligimeve financiare nga tatimi në pronë dhe qeratë për objektet e rrënuara në qytetin e Deçanit;

  2. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Arsimit 2019-2022;

  3. Të ndryshme

Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar seanca ka vazhduar me piken 2 të   rendit të ditës. Sqarimet e duhura për këtë pikë janë dhënë nga Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, lidhur me rëndësinë që ka  Eco-Tregut, pse duhet të funksionalizohet sa më parë që është e mundur. Pas sqarimeve dhe diskutimeve për këtë pikë të rendit të ditës është votuar nga asamblistët, ndërsa kryetari Ramosaj, propozoi që të ngritët një komision prej 7 anëtarëve për të vazhduar me procedurat e  mëtutjeshme. Nga Asambleja komunale janë propozuar tre anëtar:

  1. Valdet Nuraj- AAK

  2. Albes Cacaj-LDK

  3. Shkelqesa Hadergjonaj -PDK

  4. Rifat Stojkaj-Drejtor i BPZHR

Ndërsa mbetet që ky komision të plotësohet edhe me tre anëtar tjerë 2 nga ekzekutivi dhe një nga Shoqëria Civile. Pika e tretë e rendit të ditës nuk ka marr vota të mjaftueshme nga Asamblistët as nga pozita as nga opozita për të vazhduar më proceduar të mëtutjeshme. Me shumicë votash janë miratua edhe pikat 4, 5 dhe 6-të. Pika e 7-të  Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Arsimit 2019-2022, kjo pikë e rendit të ditës është votuar unanimisht nga të gjithë asamblistët, ndërsa nga të gjitha grupet parlamentare janë dhënë lëvdata për DKA-në, dhe ekipin punuese të ekspertëve, profesorëve të cilët kanë dhëne maksimumin e tyre për hartimin e Planit të Arsimit 2019-2022 për Komunë e Deçanit i cili tashmë gradualisht do të filloi të jetësohet në përditshmëri. Në të ndryshme janë parashtruar edhe një sërë pyetjesh parlamentarë të cilat do të marrin përgjigjet e duhura në seancën e rregullt të Asamblesë Komunale në  janar të  vitit 2020.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …