Deçani

Komuna e Deçanit bën reagim ndaj lajmit të Insajderi.org

Reagim ndaj lajmit të Insajderi.org me titull “Komuna e Deçanit kishte ndarë bursa për ata që nuk ishin studentë dhe për punëtorin e komunës”. Portali Insajderi.org ka publikuar disa të gjetura nga Zyra Kombëtare e Auditimit për ndarjen e bursave nga Komuna e Deçanit për studentë të nivelit Bachelor. Ashtu siç është përshkruar nga ZKA, bursat janë ndarë nga komuna për periudhën 2019-2020, ndërsa aplikimi është hapur 19.08.2021. Në këtë konkurs dy studentët që janë përshkruar në këtë lajm që “nuk kanë qenë studentë”, realisht kanë diplomuar në kohën kur kanë aplikuar, mirëpo të njëjtit kanë qenë studentë në periudhën 2019-2020, andaj edhe kanë përfituar bursën në kohën e ankesave, pasi që komisioni kishte arritur që të verifikonte se dy studentët janë përfitues të bursave pasi që kanë qenë studentë në periudhën 2019-2020. Të njëjtën gjë Komuna e Deçanit e ka dhënë edhe tek sqarimi për auditorët. Po ashtu është dhënë sqarim edhe për studentin e 3-të, për të cilin portali në fjalë ka shkruar, ku kemi treguar se komisioni i ankesave i ka dhënë bursë për shkak të kushteve të rënda ekonomike. Kërkojmë nga portali Insajderi.org që lajmet të transmetohen ashtu siç janë raportuar dhe të mos shtrembërojë informacione. Vlenë të theksohet se Komuna e Deçanit gjithsej ka ndarë 70 bursa për studentët e vitit 2019/2020 dhe të njëjtën gjë e ka vazhduar edhe më pas.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …