leoni

Komuna e Deçanit, do të bëhet me plan Zhvillimorë Komunal në vitin 2020

Në bazë të nenit 44 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr. 03/L-040 dhe nenit 39 të Statutit të Komunës së Deçanit, është mbajt mbledhje e jashtëzakonshme e Asamblesë Komunale me te vetmen pikë të rendit të ditës : Trajtimi i Planit Zhvillimor Komunal. Në mbledhje merrnin pjesë, kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, nënkryetari Sami Cacaj, kryesuesi i Kuvendit, Dr.Haki Shehaj, i cili edhe e ka kryesuar mbledhjen, anëtarë të Kuvendit, drejtor të drejtorive komunale, përfaqësues të OSBE-së, monitorues të shoqërisë civile si dhe kompania kontraktuese për hartimin e këtij plani. Në këtë seancë të jashtëzakonshme e cila ishte e thirrur me një pikë të rendit të ditës është diskutuar për Planin Zhvillimor Komunal Deçani 2019-2027. Për këtë pikë të rendit të ditës e cila është e një rëndësie të veçantë sepse Plani Zhvillimorë Komunal, është arterie kryesore e zhvillimit në komunë e Deçanit. Pas diskutimeve nga të gjitha grupet parlamentare, dhe prezantimit të kompanisë kontraktuese e cila është duke e hartuar këtë plan me vota unanime nga të gjithë asamblistët, është votuar në parim për të ju nënshtruar proceduarave të mëtutjeshme, diskutimeve publike, diskutimeve me banorë në lokalitete të ndara, po ashtu për këtë planë propozimet dhe rekomandimet do të pranohen në zyrën e sekretarisë çdo ditë punë nga ora 08 deri në 16:00. Ky planë pasi ti kaloi të gjitha proceduarat në afat kohorë pritet të miratohet në Qershorin e vitit 2020.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …