Drejtoria për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural në komunën e Deçanit në bashkëpunim me zyrën e kryetarit në kuadër të planprogramit të këtij dikasteri këtë vit do të përkrahin fermerët në këto fusha: blegtorinë, bletarinë, pemëtarinë, perimtarinë dhe lavërtarinë. Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, tha se fermerët Deçanas, do të jenë top prioritet i yni dhe Bujqësia në Deçan do ta ketë zhvillimin e merituar dhe kujdesin tonë çdo herë. Ndërsa Drejtori i këtij dikasteri Rifat Stojkaj, duke falënderuar kryetarin Ramosaj për mbështetjen në këtë fushë tha se kjo është një nismë e mbarë duke e ditur se bujqësia si një sektor i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit, do ta ketë në vazhdimësi vëmendjen tonë. Afati për aplikim nis nga data 11.05.2021 deri me 31.05.2021. Aplikimi bëhet në zyrët e Drejtorisë së Bujqësisë çdo ditë pune nga ora 08:00-16:00
Për më shumë kliko në linkun më posht dhe njoftohu për sektorin e aplikimit.
https://kk.rks-gov.net/…/2021/05/Njoftim-Thirrje-Per-Apliki…https://kk.rks-gov.net/…/komuna-e-decanit-do-te-mbeshtes-k…/