Komuna e Deçanit e gatshme për një qytet Ekologjik

Në ambiente e institucionit komunal në Deçan, është mbajt takim informues më administratorët e qytetit të Deçanit, dy fshatrave Carrabreg i Ulët dhe Carrabreg i Epërm, Bizneset, Polic, Shkollat, QKMF, të cilët janë përfitues të fazës së parë të pajisjes me kontejner për mbeturina për planin komunal te menaxhimit të mbeturinave dhe implementimin e pilot planit operativ. I pranishëm në këtë takim ishte edhe kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, drejtori i drejtorisë për shërbime publike Izet Zenuni, grupi punues i hartimit të planit si dhe përfaqësues nga organizata GIZ-it. Qëllimi i këtij takimi ishte njoftimi i tyre për proceset qe do te zhvillohen në fillim të  muajit gusht, krijimin e infrastrukturës për këtë sektor dhe rolin e tyre në integrimin e amvisërive te këtyre zonave ne Sistemin e Menaxhimit te Mbeturinave.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …