Komuna e Deçanit e përgatitur për ti pritur bashkatdhetarët

Nënkryetari i Komunës së Deçanit Sami Cacaj, ka mbajtur takim më të gjithë drejtorët e dikastereve përkatëse ku ka kërkuar angazhime konkrete të drejtorëve në realizimin e objektivave programore të përcaktuara, me synim përmirësimin e jetës së qytetarëve të Deçanit dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve. Gjatë këtij takim Cacaj ka bërë të ditur se në këtë fundjavë dhe në javët në vazhdim do të shënohen një sërë aktivitetesh për bashkatdhetarët tanë nënë moton ,, Ti je pjesë e Atdheut’’. Sipas agjendës së paraparë në Deçan  në kuadër të ditëve të diasporës do të shënohen këto aktivitete:

Të premten me datë 21.07.2017 në ora 16:00, bëhet hapja e panairit tashmë tradicional i cili organizohet në kuadër të aktiviteteve të shumta në shënim të ditëve të diasporës dhe ka për qëllim promovimin e bizneseve vendore, turizmit dhe  produkteve tradicionale jo vetëm të Komunës së Deçanit por edhe të komunave tjera, Panairi mbahet në qendër të qytetit të Deçanit tek sheshi ,,Mentor Tolaj ’’ dhe në hapje do të jenë, kryetari i Komunës së Deçanit-Deputeti Rasim Selmanaj,  kryetari i komunës së Ulqinit  Nazif Cungu, përfaqësues nga Komunat Plavë e Guci, Bajram Curri, Juniku etj.

E shtunë 22.07.2017  ora  16:00 deri në ora 22:00 dita e dytë dhe e fundit e panairit.

E shtunë 22.07.2017  do të organizohet Turniri memorial dhe tradicional në futboll ,,Ruzhdi Ramosaj’’.

E hënë  24.07.2017 ora 20:30 -MEGA KONCERT – në qendër të qytetit të Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …