leoni

Komuna e Deçanit e përgatitur për ti pritur bashkatdhetarët deri më tani nuk ka kërkesa për zgjatje të orarit

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, bëri të ditur se tashmë janë krijuar kushtet shumë më të mira për punë në administratën komunalë në Deçan dhe deri më tani nuk është pa e nevojshëm që të zgjatët orari i punës gjatë sezonit verorë sikurse ka ndodhë vite më parë, nëse do të ketë kërkesa edhe ditëve të vikendit si administratë jemi të gatshme të jemi pranë qytetarëve e sidomos në këtë sezonë pranë bashkatdhetarëve ta kryetari Ramosaj. Edhe shefja e  Zyrë së Gjendjes Civile Hate Shehu, tregon se ky sezon veror  e ka gjetur administratën komunale më të kompletuar se ç’do herë. Sipas Shehut pritjet janë të shkurtra në administratën komunale në Deçan, tre deri në pesë  minuta zgjat proceduar e marrjes së një dokumenti të rregullt, mbase edhe kushtet janë te mira, staf i mjaftueshëm dhe pajisja më certifikata te të gjitha llojeve nga MPB-ja në bashkëpunim më komunën këtë vit nuk ka munguar. E njëjta gjendje është edhe në dy qendra të gjendjes civile në Strellc dhe ne Polana. Vlen të theksohet se kërkesat më të mëdha në muajt korrik dhe gushte janë zakonisht për certifikata të lindjes dhe certifikata martesore po ashtu edhe shtimi i numrit të kurorëzimeve në këta dy muaj është më i madh. Në administratën komunale në Deçan dhe në dy zyrat e gjendjes cilivile në fshatra  mund të pajiseni më  8 lloje të certifikatave të ndryshme.

Certifikata të Lindjes, Ekstrakt i Lindjes, Certifikata Martesore, Certifikata të vdekjes, Status Martesorë, Deklarat Familjare, Certifikat vendbanimi, Vertetim i arkivit.

Sipas Shehut, shqetësuese mbeten kërkesat e shumta për fshirjen e shtetësisë nga gjenerata të reja të cilët jetojnë në perëndim. Kërkesat më të mëdha janë nga Gjermani dhe Austria mbase këto dy shtete nuk pranojnë dy shtetësi .Vetëm brenda vitit 2018 nga janari deri më sot 50 kërkesa të tilla janë aprovuar në administratën komunalë më vet dëshirën e parashtrueseve të kërkesës për të qenë përfitues të shtetësisë Gjermane apo Austriake .Të pakta janë kërkesat nga vendet skandinave.

Ndryshe administrata komunale për të gjithë qytetarët është e hapur ç’do ditë punë nga e hëna në të premte nga ora 08:00-16:00.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …