Komuna e Deçanit e përgatitur për ti pritur bashkatdhetarët e pajisur më të gjitha llojet e certifikatave

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, bëri të ditur se tashmë janë krijuar kushtet shumë më të mira për punë në administratën komunalë në Deçan, dhe deri më tani nuk është pa e nevojshëm që të zgjatët orari i punës gjatë sezonit verorë sikurse ka ndodhë vite më parë, nëse do të ketë kërkesa edhe ditëve të vikendit si administratë jemi të gatshme të jemi pranë qytetarëve e sidomos në këtë sezon pranë bashkatdhetarëve tha kryetari Ramosaj. Edhe Drejtori i Administratës Komunale Jashar Dobraj, tregon se ky sezon veror e ka gjetur administratën komunale më të kompletuar se ç’do herë. Sipas Dobraj  pritjet janë të shkurtra në Administratën Komunale në Deçan, tre deri në pesë  minuta zgjat proceduar e marrjes së një dokumenti të rregullt, mbase edhe kushtet janë te mira, staf i mjaftueshëm dhe pajisja më certifikata te të gjitha llojeve nga MPB-ja në bashkëpunim me komunën këtë vit nuk ka munguar. E njëjta gjendje është edhe në dy qendra të gjendjes civile në Strellc dhe në Polana. Vlen të theksohet se kërkesat më të mëdha në muajt korrik dhe gusht janë zakonisht për certifikata të lindjes, certifikata martesore, ekstraktet e lindjes  po ashtu edhe shtimi i numrit të kurorëzimeve në këta dy muaj është më i madh. Dobraj tregon se nga muaji Janar deri me tani në Administratën Komunale janë leshu 30 mije e 593 certifikata të llojeve të ndryshme .Vlen të theksohet se në Administratën Komunale në Deçan, dhe në dy zyrat e gjendjes cilivile në fshatra Strellc dhe Polana mund të pajiseni më 9 lloje të certifikatave të ndryshme. Certifikata të Lindjes, Ekstrakt i Lindjes, Certifikata Martesore, Certifikata të Vdekjes, Status Martesorë, Deklarat Familjare, Certifikat Vendbanimi, Vertetim i Arkivit,dhe Certifikata e Shtetësië. Dobraj tregon se edhe këtë vit ka kërkesa për fshirjen e shtetësisë nga gjenerata të reja të cilët jetojnë në perëndim. Kërkesat më të mëdha janë nga Gjermania dhe Austria mbase këto dy shtete nuk pranojnë dy shtetësi .Të rralla janë kërkesat nga vendet skandinave. Ndryshe Administrata Komunale tashmë është në procedur dhe brenda pak ditëve do të paisem me E-KIOSK, ku qytetarët edhe gjatë ditëve te vikendit do te kenë mundësi të paisen me certifikata të llojeve të ndryshem. Administrata komunale në Deçan por edhe dy qendrat në Strellc dhe Polana, për të gjithë qytetarët janë të hapura ç’do ditë punë nga e hëna në të premte nga ora 08:00-16:00.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …