Komuna e Deçanit është duke punuar në vlerësimin e punëve të përfunduara të kanalizimit të ujarëve të zeza

Në Komunën e Deçanit ka filluar vlerësimi i punimeve të kryera për  kanalizimin e ujërave të zeza. Projekti është financuar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Komuna e Deçanit.  Drejtoria e Urbanizmit, Planifikimit Hapësinor dhe Mbrojtje të Mjedisit  ka emëruar Komisionin për Pranim Teknik të punimeve të realizuara në projektin: „Kanalizimin e Ujërave të Zeza në Komunën e Deçanit- faza  II-të’’,  Punimet janë Krye nga kompania RSM-së  sipas kontratës 02 nr. 512 të dt .18/06/2010 dhe Aneks Kontratës 02. Nr.  6371 të dt. 15/11/2011 . Komisioni  është i përbërë nga:

  1. Ajshe Qorraj- Kryetare e Komisionit

  2. Hyse Dinaj-Anetaker

  3. Shkelzen Goç- Anëtar

  4. Shkelzen Shehu –Anëtar

  5. Xhevat Lufaj- Anëtar

  6. Smajl Tishukaj- Anëtar

  7. Ajne Iberhysaj- Anëtare

  8. Servete Lahaj – Së bashku

  9. Petrit Januzaj- Anëtare

Komisioni  ka bërë inspektimin e punimeve të kryera në projektin e lartpërmendur në këto segmente:

Në Deçan janë kontrolluar këto  rrugë:  “Luan Haradinaj” , “Dëshmorët e Deçanit”, “Ahmet Sadrijaj”, “Dëshmorët e Kombit”, “Elena Gjika”, “Rrustem Bruqi”. “Dervish Boshtraj”, “Nagip Cacaj”, “Bedri Shala”,  “Sadri Demukaj”, “Dobrunaj”, “Isa e Valdit Kuqi”, “Himë Mushkolaj”, “Shaban Polluzha”, “Lagjja Osaj”, “Demostratave”, “Hajdar Kuqi”,  “Naim Nimonaj”, “UÇK-së”, “Arif e Qazim Dautaj” dhe “Ismet Qorraj”.

–   Në Carrabreg  të Ultë janë kontrolluar këto segmente:  Rr. “Kullat e Ramosajve”, Rr. “Atdhe Ramosaj”,  në dy drejtime dhe Rr.”Lavdim Likaj”  një pjesë e trasesë së saj.

–   Carrabreg i Epërm janë kontrolluar këto segmenet: Rr.“Lataj”, Rr.“Dobraj”, Rr.”Muharrem Lataj” si dhe trasa në lagjen Tahiraj  dhe Balaj.

–   Llukë e Epërm janë kontrollua këto segmente: Rr. “Ali Sutaj”, Rr.”Elez Geci dhe Maxhun Berisha”,  Rr.”Qazim Muçaj” dhe  Rr. “Tal Babanaj”.

–   Në Beleg janë  kontrolluar këto rrugë:  “Sadri Vishaj”,  “Hazir Himë Zukaj”, “ Kilaj”, “Varrezat e Belegut” dhe ’’ Vëllezërit Vishaj”

Komisionit ka  vlerësuar  projektin për ujërat e zeza faza II-të,  funksional mbi 98 %, ku për këtë vlerësim ka si dëshmi foto nga secila puset në të gjithë  segmentet e kontrolluara kurse 2 % ( mungesa teknike si:  mungesë shkallëve dhe dëmtimi i  denjë i kapakëve të pusetave). Janë kontrolluar segmentet me gjatësi prej ~14 km.

Në të  gjitha  segmentet  e kontrolluara  deri më tani Kryetarja e Komisionit znj. Ajshe Qorraj me anëtar  thekson  se asnjë puset nuk është e bllokuar.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …