Komuna e Deçanit fillon masat parandaluese për COVID19

Nënkryetari i Komunës së Deçanit Sami Cacaj, ka thirrë një takim të veçantë ku bëjnë pjesë, Përfaqësues të QKMF-së, DKA-ja, Drejtoria për Shërbime Publike dhe akter tjerë, të cilët bashkë janë koordinuar që sa më parë të jetë  e mundur të bëjnë fillimisht dezinfektimit e të gjitha shkollave, pastaj edhe të institucioneve publike në komunën e Deçanit. Gjatë këtij takimi është formuar edhe një trupë në përbërje prej 5 anëtarëve, ku në vazhdimësi do të raportojnë për situatën në komunën e Deçanit, lidhur me masat parandaluese për COVID19. Në këtë takim u tha se deri më tani gjithçka është nën kontrollë dhe nuk kemi ndonjë rast për tu shqetësuar. Vlenë të theksohet se të gjitha shkollat të cilat do të dezinfektohen nga ekspert të trajnuar në këtë fushë, do të bëhet pas përfundimit të  orarit mësimorë dhe pa penguar zhvillimin  e procesit mësimor në asnjë shkollë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …