Komuna e Deçanit ju ofron ndihmë qytetarëve që hasin vështirësi gjatë aplikimit online të ndihmës nga Qeveria e Kosovës

Komuna e Deçanit si gjithmonë mundohet të jetë sa më afër qytetarëve të saj duke iu ofruar ndihmë dhe qasje sa më të lehtë në çdo punë dhe dokument që i nevojitet qytetarëve të komunës së Deçanit. Andaj, Drejtoria për Ekonomi dhe Zhvillim, ofron ndihmë për aplikimin e hapur nga Ministria e Financave për pakon e rimëkëmbjes (shuma prej 100 eurove), për të gjithë punëtorët e sektorit privat në komunën e Deçanit. Për çdo aplikant që hasë vështirësi në aplikimin online, mundë të drejtohen në objektin e Komunës së Deçanit, zyra nr.32, në katin e dytë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …