Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj së bashku me kolegë, diskutuan rreth draft udhëzimit administrativ për qiradhënien e tokave pyjore shtetërore, të hartuar nga ministritë përgjegjëse. Komuna e Deçanit, ditët në vijim do t’i përcjellë të gjitha komentet dhe imputet e nevojshme që duhet të inkorporohen në këtë udhëzues.