Komuna e Deçanit ka filluar me asfaltimin e rrugëve dhe rrugicave në fshatrat e Komunës. Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ishte në fshatin Dubravë për të pa fillimin e punimeve dhe i ka uruar banorët e fshatit për këtë projekt i cili do ta lehtësojë qarkullimin në këto rrugë. Kryetari Ramosaj tha se, do jemi pranë secilit fshat ku do të realizojmë kërkesat infrastrukturore të qytetarëve të komunës së Deçanit.