leoni

Komuna e Deçanit ka filluar me ndërmarrjen e masave mbrojtëse kundër COVID-19

Komuna e Deçanit ka filluar me ndërmarrjen e masave mbrojtëse kundër COVID-19, qe përfshijnë dezinfektimin e të gjitha institucioneve publike. Kjo është vlerësuar se është e domosdoshme masa parandaluese që kanë të bëjnë me Higjienën, mirëpo qe nuk ka vend për panik. Po ashtu gjendja e krijuar me friken e mungesës së artikujve ushqimore dhe higjenik, ka filluar inspektimi i shtuar ndaj bizneseve të cilat i falënderojmë për korrektësinë e tyre në raport më çmimet të cilat janë të njëjta sikurse para kësaj gjendje. Drejtoria e Inspeksionit në Deçan nuk ka hasur në ndonjë parregullsi, po ashtu nuk ka vërejtur rritje çmimesh gjatë inspektimit. Situata është nënë kontrolle megjithatë, apelohet tek qytetarët e komunës së Deçanit, që të jenë të kujdesshëm dhe të përcjellin të gjitha udhëzimet për mbrojte dhe veprim nga kanalet zyrtare dhe profesionale të shtetit tonë, në mënyrë që të përballemi sa më pak me këtë pandemi globale që po kërcënon shëndetin. Për ç’do parregullsi mund të drejtoheni edhe tek Inspektorët Komunal në Deçan!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …