Komuna e Deçanit ka mbajtur takim në kuadër të fushatës “16 ditë aktivizëm kundër dhunës me bazë gjinore”

Në kuadër të fushatës “16 ditë aktivizëm kundër dhunës në bazë gjinore”, kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka mbajtur sot takim me anëtarët e Mekanizmit Komunal Kundër Dhunës në Familje. Së bashku me anëtarët e këtij Mekanizmi, të cilët njëkohësisht përfaqësojnë institucione të rëndësishme në luftimin e kësaj dukurie, kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për institucionalizimin e mekanizmit koordinues kundër dhunës në familje dhe mënyrën e funksionimit të tij në Komunën e Deçanit. Qëllimi i kësaj marrëveshje është koordinimi dhe bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve përgjegjëse në Komunën e Deçanit, për trajtimin e çështjeve të dhunës në marrëdhëniet familjare, përmes institucionalizimit të Mekanizmit Koordinues. Me përkushtimin e plotë të komunës në parandalimin dhe trajtimin e rasteve të dhunës, e po ashtu me bashkëpunimin edhe me organet tjera shtetërore, komuna e Deçanit do ta  bëjë të mundur që kjo dukuri negative të mos gjej vend në mesin e shoqërisë sonë.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …