“Për ndihmën e dhënë familjeve skamnore të Komunës së Deçanit”, sot Komuna e Deçanit ka nda mirënjohje për z. Valdet Shala, pronar i kompanisë ndërtimore EDI. Tash e sa vite familja Shala kanë arritur që të ndihmojnë shumë familje skamnore në ndërtimin e shtëpive, së bashku me shumë donatorë të tjerë. Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, i ka falënderuar përzemërsisht të gjithë ata që kanë kontribuar që këto investime të bëhen në Deçan, duke qenë bashkë çdo herë në të mirë të qytetarëve në nevojë.