Komuna e Deçanit ka organizuar për bashkatdhetarët, Panairin Veror me produktet e deçanasve, sikurse edhe program artistik me artistë të kësaj ane për t’iu shprehur mirëseardhjen në vendlindjen e tyre por edhe respektin e dashninë për ta. I pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, i cili tha me këtë rastse, atmosfera e verës ka ndjesi ndryshe kur kemi të pranishëm njerëzit tanë që na lumturojnë me ardhjen e tyre. Faleminderit bashkatdhetarë për gjithë çka bëni për ne dhe shtetin tone, është shprehur kryetari Ramosaj.