Komuna e Deçanit kanë mbajtur dëgjim publik për kornizën afatmesme buxhetore të periudhës 2018-2020

Udhëheqës të Kuvendit dhe qeverisjes komunale të Deçanit kanë mbajtur dëgjim publik për kornizën afatmesme buxhetore të periudhës 2018-2020. Ndonëse pjesëmarrja e qytetarëve ishte simbolike, përfaqësues të ekzekutivit komunal shpjeguan se ky është vetëm fillimi i hartimit të buxhetit për vitin e ardhshëm, ndërsa ka mundësi edhe me tutje të bëhen ndryshime në këtë dokument. Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Deçanit Jashar Dobraj i cili e udhëhoqi takimin shpjegoi se Korniza Afatmesme Buxhetore është mjaft e rëndësishme për qytetarët, ngase aty do të jenë projektet e viteve të ardhshme, ndërsa edhe rritja e buxhetit për disa kategori do të jetë mjaft e dobishme. Ndërkaq drejtoresha për Buxhet dhe Financa Syzana Mustafaj,  shpjegoi se buxheti i projektuar në këtë kornizë është më i lartë se sa viteve të kaluara. “Janë paraparë rritje edhe nëpër disa kategori të shpenzimeve specifike si në arsim, shëndetësi e sektorë të tjerë, ndërsa propozimet e qytetarëve do të ndihmojnë që të orientohet ky buxhet aty ku vërtet ka nevojë” potencoi drejtoresha Mustafaj. Qytetarët e pranishëm kërkuan që në Kornizën Afatmesme Buxhetore të futen më shumë projekte për asfaltim rrugësh, funksionalizim të ujësjellësve dhe krijim të kushteve për zhvillim e bujqësisë. Korniza Afatmesme Buxhetore për vitin 2018-2020 pritet te diskutohet dhe të miratohet në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit sipas udhëzimeve që janë dhënë nga Ministria e Financave në mbledhjen që do të mbahet më datë 29.06.2017.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …