Komuna e Deçanit ketë vit nuk punon më orar të zgjatur

Drejtori i Administratës Komunale në Deçan Bashkim Ramosaj, bëri të ditur se për dallim nga vitet e më parshme këtë vit komuna e Deçanit nuk do të punoi më orar të zgjatur. Drejtor i Administratës Komunalë në bashkëpunim më stafin konsiderojmë që ky vit është vit më i qet krahasuar më vitet që kemi lanë pas, kjo vërehet edhe nga fluksi i qytetarëve të cilët janë në sportelet e Administratës  Komunale. Orët e para të para ditës zakonisht janë më të frekuentuara ndërsa pas orës 13:00 pothuajse të rrallë janë qytetarët që kërkojnë të pajisen më dokumentet përkatëse tregon Ramosaj dhe kjo ka shty që të mos e zgjasim orarin e punës, e njëkohësisht as të shtunave të mos punojmë. Jemi në prag të fillimit të muajit Gushtë dhe nëse do paraqitet nevoja ne jemi të gatshëm që të zgjasim orarin e punës tha më tutje Ramosaj. E në anën tjetër edhe Shefja e Gjendjes Civile në Deçan, Hate Shehu bëri të ditur se krahasuar më vitin 2016 nga janari deri më 31 Korrik janë lëshuar 34 mijë e 993 certifikata të llojeve të ndryshme, këtë vit numri i tyre në të njëjtën periudhë kohore ka rënë dukshëm. Nga Janari 2017 deri më 31 Korrik janë leshur 29 mijë e 229 certifikata të llojeve të ndryshme, ku është një hap pozitiv në këtë drejtim më vet faktin se me futjen në sistem të qytetarëve u krijohet një mundësi e re që ata të pajisen më certifikata të llojeve të ndryshme kudo në Kosovë, varësisht nga cili vendbanim janë, po ashtu edhe bashkatdhetarët tanë kanë krijuar qasje më të lehte nëpër Ambasadat në vendet ku ata jetojnë, e kjo dukshëm ka reduktuar numrin e bashkatdhetarëve për radhët e gjata dhe pritje për tu pajisur më certifikata të llojeve të ndryshme. Vlen të theksohet se Zyra e Gjendjes Civile është e pajisur më të gjitha llojet e certifikatave dhe nuk ka mungesë sikurse në vitet e kaluara. Orari i punës në institucionin Komunal është nga ora 08:00-16:00 çdo ditë punë nga e hëna në të premte më një orë pauzë nga ora 12:00-13:00.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …