Komuna e Deçanit mbajti mbledhje komemorative për Mustaf Hasanaj

Në sallën e Asamblesë Komunale në Deçan nën përkujdesen e kryetarit të Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, sot është mbajte mbledhje komemorative për punëtorin e Institucionit komunal Mustaf Hasanaj i cili tragjikisht u nda nga jeta dje më datë 18.03.2021. Mustafë Hasanaj u lind më 29 Prill 1958 në fshatin Strellc i Ulët. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, shkollën e mesme në Gjimnazin ,, Vëllëzërit Frashëri ’’ në Deçan ndërsa mbaroi fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës. Në komunën e Deçanit, Mustaf Hasanaj ka punuar si Drejtor i Inspeksionit, një mandat drejtor i Gjeodezisë dhe Kadastrës, po ashtu  për dy vite ka udhëheqë Drejtorinë e Shëndetësisë. Mustafa tash e 6 vite ishte Zyrtar i lartë për Rini në Drejtorinë për Kulturë Rini dhe Sport. Pos kësaj Mustaf Hasanaj ishte edhe veteran i UÇK-së. Në emër të Institucionit Komunal, kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj tha se: Mustafen gjithmonë do ta kujtojmë si njëri i  ndershëm i urtë, e sinqertë mbi të gjitha ishte njeri me plotë kuptimin e fjalës. Ai për secilin nga ne do të mbete si shembull i një burri që diti ti respektoi të gjitha gjeneratat. Për ndarjen nga jeta të Mustafë Hasanaj telegram ngushëllimi familja ka pranuar nga ish kryeministri i Republikë së Kosovës Ramush Haradinaj dhe nga Sindikata e pavarur e Administratës Komunale në Deçan. Mustaf Hasanaj nga sot do të pushoi i qet në varrezat e vendlindjes së tij në fshatin Strellc i Ulët.

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …