Komuna e Deçanit mbajti mbledhjen e dytë të KPF-së. Mbledhjen e udhëhoqi kryesuesi, z. Hajdar Sutaj. Të pranishëm ishin anëtaret e KPF-së drejtori për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural, z. Rifat Stojkaj, drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj. Dafina Cacaj dhe zyrtarë tjerë.
Në këtë mbledhje u diskutua për këto pika:
-
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
-
Shqyrtimi i propozim-vendimit për ndarjen e 20,000.00€ për bashkëfinancim me organizatat joqeveritare në lëmin e bujqësisë;
-
Marrja e vendimit për ndarjen e 5,000.00€ për pagesën e donacionit për pajisjet e shkollave dhe QKMF;
-
Shqyrtimi i Draft-Planit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në komunë;
-
Të ndryshme.