Institucionet komunale në Deçan të martën vazhduan takimet koordinuese para fillimit të punimeve të projektit “Asfaltimi i rrugëve dhe rrugicave në fshatrat e Komunës së Deçanit – Lloti 4”, me banorët e fshatit Irzniq.
Të pranishëm ishin edhe Drejtori për Bujqësi, Rifat Stojkaj dhe inxhinieri Shkelzen Goqi.
Gjatë këtij takimi përveç fillimit të punimeve të Llotit 4, u bisedua gjithashtu edhe për ndërtimin e kanalit të ujitjes “Kanali i Durakut”, me të cilin furnizohet me ujë pjesa më e madhe e fshatit, derisa, do të bëhet edhe betonimi i të gjitha kanaleve tjera.
Ky takim si dhe të tjerët që do të pasojnë në fshatra të tjera, janë një mundësi e shkëlqyer për të krijuar një dialog të hapur me qytetarët dhe për të siguruar që projekti të realizohet në mënyrë sa më të suksesshme dhe të dobishme për gjithë komunitetin.