Në kuadër të Ditës Botërore të Tokës, komuna e Deçanit në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike Lokale (NPL) “Higjiena”, realizuan një aktivitet simbolik duke mbjellë lule në qendër të qytetit. Ky veprim ka si qëllim sensibilizimin për rëndësinë e mbrojtjes së natyrës dhe ruajtjen e ambientit, për një qytet më të pastër për të gjithë ne.
“Lulet që mbjellëm janë një shenjë e angazhimit tonë për një qytet më të gjelbër, më të qëndrueshëm dhe më të bukur për brezat që do të vijnë. Mbrojtja e mjedisit është detyrë e secilit prej nesh, andaj të angazhohemi çdo ditë për këtë mision”, thuhet në postimin e komunës së Deçanit.