leoni

Komuna e Deçanit miraton buxhetin për vitin 2020 në vlerë prej 9,731,595.00€

Është mbajt mbledhja VIII-të e rregullt të Kuvendit të Komunës së Deçanit, e udhëhequr nga kryesuesi i Asamblesë Haki Shehaj. Të pranishëm në ketë seancë ishin i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ekzekutivi komunal përfaqësues të OSBE-së, shoqëri civile dhe qytetarë. Për këtë seancë ishte parapa ky rend pune:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,

  2. Shqyrtimi dhe miratimi i projekt-buxhetit për vitin 2020,

  3. Shqyrtimi dhe miratimi i rregullores së Tatimit në pronë për vitin 2020,

  4. Themelimi i Komisionit për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Komunës,

  5. Inicimi i procedurës për zyrtarizimin e Pleqes si vendbanim,

  6. Inicimi i procedurës për themelimin e “Ansamblit të valleve” dhe emërimi i këtij Ansambli,

  7. Propozim vendim për kompenzimin e pronës së familjes Kuçi nga Deçani e cila i është marrë për zgjerimin e rrugës Deçan-Hulaj,

  8. Të ndryshme

Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar pika e dytë e rendit të ditës lidhur më projekt-buxhetin e viti 2020 është diskutuar pothuajse nga të gjitha subjekte politike ku kanë dhënë edhe rekomandimet për projekte të ndryshme që të përfshihen në buxhetin e vitit 2020. Pas dhënies së sqarimeve nga drejtori për Buxhet dhe Financa Agron Demukaj, kjo pikë e rendit të ditës më shumicë votash është aprovuar ku komuna e Deçanit për vitin 2020 do të ketë buxhet 9,731,595.00€. Në këtë seancë është miratuar edhe Rregullorja e Tatimit në pronë për vitin 2020 që ishte pika e tretë, po ashtu është themeluar edhe komisioni për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Komunës së Deçanit ku dhe është themelu një komision në përbërje:

  1. Florim Mataj-AAK

  2. Lirije Zukaj –AAK

  3. Albesa Cacaj-LDK

  4. Ilir Ferizi –PSD

Ndërsa nga ekzekutivi komunal do të plotësohet më tre anëtarë. Pika e 4-të e rendit të ditës lidhur me Inicimin e procedurës për zyrtarizmin e Pleqes si vendbanim, është diskutuar nga asamblistët, ku prezent ishin edhe banorët e fshatit Isniq, konkretisht përfaqësuesit e lagjeve Haklaj, Tahirsylaj dhe Osdautaj, ndërsa sqarimet se pse duhet që PLEQJA të shpallet vendbanim, i dha i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj duke treguar rendësin e sajë. Kjo pikë e rendit të ditës ka marrë edhe miratimin e shumicës së Asamblistëve ndërsa është ndërtuar edhe një komision në këtë përbërje:

  1. Milazim Mushkolaj-AAK

  2. Fatmir Kurmehaj –LDK

Anëtaret tjerë të këtij komisioni do të plotësohen nga ekzekutivi komunal. Për pikën e radhës të rendit të ditës lidhur më Inicimin e procedurës për themelimin e “Ansamblit të valleve” dhe emërimi i këtij Ansambli, se sa është i rëndësishëm themelimi i këtij ansambli, sa ka nevojë qyteti i Deçanit të ketë një Ansambël të kompletuar, këtë e ka treguar Drejtoresha për Kulturë Rini dhe Sport Leonora Ukëhajdaraj. Mbase edhe kjo pikë e rendit të ditës ka marrë edhe votën e asamblistëve është propozua që të ndërtohet një komisioni nga asambleja dhe ekzekutivi komunal.

  1. Besnik Hulaj –AAK

  2. Ilir Ferizi-PSD

Ndërsa ekzekutivi komunal do të plotësohet më 3 anëtarë. Me shumicë votash është votuar edhe pika e 7-të e rendit të ditës, ndërsa në të ndryshëm është diskutuar lidhur më kërkesën e Zyrës për Informacion-Turizëm në Deçan, për mbështetje financiare kërkesë e cila do të diskutohet ne seancën e radhës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …