Asambleja komunale e Deçanit me shumicë votash ka miratuar Kornizën afatmesme Buxhetore (KAB) 2018-2020. Në mbledhjen e saj të gjashtë kryesuar nga Jashar Dobra, asambleistë miratuan edhe Rregulloren e tatimit në pronë për vitin 2018, Draft-Programin për banim social të Komunës së Deçanit, Projekt-Rregulloren për procedurën e ndërtimit të objekteve me karakter të përkohshëm në pronat e personave fizik dhe juridik më plotësim ndryshimin që lejet të jipenë më kontratë 5-vjeçare më mundësi vazhdimi ndërsa kërkohet që të veprohet tani e tutje konformë kësaj rregullorje. Pika e 6-të e rendit të ditës lidhur më Shqyrtimin e kërkesës së Kryetarit të Komunës për dhënien e pëlqimit për këmbim të pronës së paluajtshme komunale me pronën private është hjekë nga rendi i ditës për arsye se kjo legjislaturë në 6 muat e fundit në nivel vendi nuk ka të drejt të mare vendime të tilla. Me rekomandim të Komitetit për Politikë dhe Financa është vendosur që të ndërpriten të gjitha aktivitete nga organet kompetente të administratës Komunale deri në vendimin e Gjykatës të formës së prerë lidhur me Peticionin e Këshillit të fashatit Strellc i Epërm – Lagjja Mujaj për ndërprerjen e punimeve në atë pronë.