Komuna e Deçanit në koordinim më Batalionit të Dytë të FSK-së me njësitin e sajë, të hënën në Deçan kanë nisur Ushtrimi Fushorë i koduar ,,Ujku Vigjilent 02’’. Në këtë ushtrim fushorë i cili do të zgjasë tri ditë më 19, 20 dhe 21 Qershore në ditën e parë kanë marrë pjesë: Komuna e Deçanit, FSK-ja, Policia, Njësiti i Zjarrfikësve, Kryqi i Kuq dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare. I pari i komunës së Deçanit Rasim Selmanaj, bashkë më Drejtorin për Mbrojtje Shpëtim dhe Shërbime Publike Izet Zenunin dhe stafin përcjellës kanë udhëhequr gjatë tërë ditës operacionet të cilat ishin parapa në planet operative intervenuese në raste të fatkeqësive natyrore. Pas orës 16:00, Komuna e Deçanit i kalon kompetencat tek FSK-ja konkretisht tek batalioni i dytë i FSK-së. FSK-ja me agjendën e paraparë të operacioneve po vazhdon edhe sot në qytetin e Deçanit dhe rrethinë. Ndërsa të mërkurën më 21 Qershore 2017, do të mbahen demonstrimet finale te të gjitha njësive ushtarake dhe civile në operacion nga ora 11:00.