leoni

Komuna e Deçanit mori pjesë në iniciativën e Klubit Alpin Italian dhe CNSAS

NaturKosovo është një iniciativë e financuar nga Ambasada e Italisë në Prishtinë, e promovuar nga AICS Tirana me mbështetjen e Volontari nel Mondo RTM , e implementuar nga CELIM Milano dhe Utalaya , në bashkëpunim me Asociacionin Italian për Turzimin e Përgjegjshëm, Klubin Alpin Italian dhe CNSAS. Në kuadër të kësaj iniciative mori pjesë edhe Komuna e Deçanit, përfaqësuar nga Zyra për Informimin e Turistëve, nga Drejtori për Ekonomi dhe Zhvillim z.Isuf Demhasaj. Ky trajnim është një mundësi e mirë për të parë nga afër se si zhvillohet turizmi në Evropë; duke parë mundësitë, problemet, sfidat dhe funksionimin e turizmit, përkatësisht në Itali, njërën ndër kryeqendrat e turizmit në botë. Faleminderit për mundësinë të gjithë atyre që e mbështetën këtë iniciativë, duke rritur kështu potencialet e zhvillimit të turizmit në Kosovë!

May be an image of 1 person, signboard, outdoors and text

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …