leoni

Komuna e Deçanit në bashkëpunim me Federatën Skitare të Kosovës organizuan garën e skijimit “Kupa e Gjeravicës 2018’’

Pas 14 viteve Komuna e Deçanit në bashkëpunim me Federatën Skitare të Kosovës organizuan garën e skijimit “Kupa e Gjeravicës 2018’’. Garat e skijimit u mbajtën për kategoritë junior në disiplinën e sllallomit të madh (GS) dhe për kategoritë senior në disiplinën e sllallomit (SL) të madh (GS). Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj tha se; “Komuna e Deçanit është dukë bërë përpjekje të vazhdueshme në zhvillimin dhe promovimin e vlerave turistike që posedon, me faktin se kemi resurse të shumta të bukurive natyrore të Bjeshkëve të Deçanit. Bjeshkët e Deçanit veçanërisht Bjeshka e Belegut është e përshtatshme për zhvillimin e turizmit dimëror, si ski, ngjitje, atë stacionar etj. Duhet të përmendet se Bjeshka e Belegut paraqet një prej destinacioneve turistike, që secilit vizitor ti ofrojë një përvojë unike me mjedisin e bukur natyrorë e tërheqës, me lartësinë mbi detare 2200-2300 m ku bora qëndron afërsisht prej 60-210 ditë. Pjesëmarrësit e kësaj gare shprehen të lumtur për një nismë të tillë duke uruar që kjo të jetë tradicionale me vet faktin se kjo pistë e Bjeshkës së Belegut është njëra ndër pistat me të mira në Kosovë e lirishtë mundë të themi edhe në Ballkan, pak investim dhe gjithçka do të jetë në të mirën e vendit. Një falënderim për punën e Federatës së Skitarisë së Kosovës, Shoqatës Alpiniste “Shkëlzen Haradinaj” në Deçan, Ministrisë së Kulturës, Rinis dhe Sportit, Ministrisë së Mjedisit dhe Plnifikimit Hapsinorë, FSK-së, Policisë së Kosovës dhe Komunës së Deçanit, të cilët përkundër vështirësisë dhe borës së madh ku arrin deri në 3m arritën të realizojnë më suksese këto gara dhe të shpallin fituesit sipas kategorive të garimit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …