Në “Garën për Mjedis të Pastër”, Komuna e Deçanit, në raundin e dytë të skemës së Grantit të Performancës Komunale – Mjedisi i Pastër, ka fituar një stimul financiar për performancën e saj në menaxhimin e mbeturinave duke u radhitur në mesin e fituesve, e shpërblyer me shumën: 110,210.00 €. Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj me këtë rast e ka falënderuar Ministrinë e Ekonomisë dhe GIZ-in për vlerësimin dhe N.P.L ,,HIGJIENA”, për punën me përkushtim.
Nuk do të ndalemi do të vazhdojmë të punojmë për Deçanin Ekologjik dhe të Pastër, ka thënë kryetari Ramosaj.