leoni

Komuna e Deçanit nënshkruan kontratë me investitorët slloven JRL për shërbime të energjisë

Komuna e Deçanit nënshkruan kontratë me investitorët slloven JRL për shërbime të energjisë. Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj tha me këtë rast se, duke pasuar parasysh krizën energjetike në Kosovë, tani jemi në një situatë emergjente për të cilën Komuna e Deçanit tani ka marrë masën e parë për kursim të energjisë, duke u parapërgatitur për krizën energjetike që na pret në ditët e dimrit. Projekti mbështetet në Ligjin Nr. 06/L-079 për efiçencë të energjisë, përkatësisht UA (ME) Nr.06/2021 për shërbimet e energjisë (ESCO) që rrjedh nga ky ligj, projektin e mbështet edhe Vendimi i Qeverisë i datës 14.09.2022 me Nr.28/96 siç theksohet në pikën 1, 8, 10, 11, 15.1 dhe 15.2, po ashtu në këtë vendim janë cekur masat detyruese për ndriçim publik, pika 1, 2, 3 dhe 4. Me zbatimin e këtij projekti, përkatësisht zbatimin e masave të efiçencës së energjisë përmes ofrimit të shërbimeve të energjisë, komuna e Deçanit do të kursen energji elektrike deri në 1850 MWh për vit, ku investimet do të bëhen 100% nga shërbyesit e energjisë sipas UA (ME) Nr.06/2021 për shërbimet e energjisë (ESCO), ku kthimi i investimit do të bëhet vetëm nga kursimet e arritura që garantohen nga shërbyesit e energjisë. Nga ky projekt qytetarët e komunës së Deçanit do të përfitojnë në cilësinë e ndriçimit të rrugëve dhe ndërtesave publike, kursimin e energjisë përmes menaxhimit të energjisë. Projekti do të kontribuon edhe në nivel nacional për kursim të energjisë elektrike për të ulur konsumin e energjisë në subvencionimin e importit të energjisë, për të cilën do të kursehen 1850 MWh për vit, nëse marrim parasysh skenarin e ngritjes së çmimit që ka ndodh gjatë këtij viti për MWh deri në 350 euro dhe kalkulojmë me kursimin e energjisë ku do të përfiton shteti në nivel nacional deri në 647,500.00 euro/vit.

May be an image of 4 people, people standing, people sitting and indoor

Kontrolloni gjithashtu

Samra Kërqagu u zgjodh kryesuese e re e Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara

Në Rahovec në prani të anëtarëve të Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara, …