Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj së bashku me Kryeshefin Ekzekutiv të Ndërmarrjen Publike Lokale “Higjiena” SH.A., z. Kushtrim Loshaj, krahas marrëveshjeve tjera për ofrimin e shërbimeve komunale nënshkruam edhe një marrëveshje për Mirëmbajtjen Higjienike të Institucioneve Publike të Komunës së Deçanit, respektivisht objekteve si: Objektin e Komunës, Objekti i Sërbimit Social, Pallati i Kulturës, Zyra e Gjendjes Civile në Strellc dhe Lloqan, Qendra Informuese Turistike, Objekti i Zjarrfikësve, Shtëpia Rezidente, Muzeu Etnologjik dhe Qendra e Mjekësisë Familjare në Strellc.
“Kjo marrëveshje siguron një menaxhim dhe mirëmbajtje të qëndrueshme të këtyre institucioneve dhe ndihem i lumtur që këto shërbime të Komunës së Deçanit do të menaxhohen dhe ofrohen nga NPL “Higjiena”, të cilët angazhohen çdo ditë në mirëmbajtjen e hapësirave publike në Deçan, duke na bërë krenar me sukseset e vazhdueshme dhe përkushtimin e madh për të mbajtur Deçanin e pastër dhe ekologjik”, tha me këtë rast Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj.