leoni

Komuna e Deçanit nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi më MZHE

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdirn Lluka dhe Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për  “Promovimin e Efiçiencës së Energjisë në nivel lokal përmes zbatimit të masave të Efiçiencës së energjisë”. Në konferencë për media kryetari Ramosaj ndër të tjera tha se: ky është një fillim i mbarë dhe se përveç kësaj marrëveshje ka edhe disa tema tjera që duhet biseduar për komunën e Deçanit. “Kemi pas një takim pune, nënshkruam memorandum bashkëpunimi për efiçiencë. Po besoj që kemi edhe 4-5 tema tjera gjatë vitit për t’i futur në funksion për komunën e Deçanit. Ministri Lluka tha se përveç ndikimit publik me efiçiencë, do të krijojnë edhe kapacitete rezervë për ujë të pijes. “Nënshkruam memorandum bashkëpunimi për të bërë ndriçim publik efiçient për Deçanin. Do të shikojmë mundësi për të krijuar kapacitete rezervë të ujit të pijes sepse Deçani ka nevojë për kapacitete shtesë të ujit. Do të shikojmë mundësit e rigjenerimit të ujit për hidro dhe  mbulimin  për rrjetet e energjisë elektrike në disa vende. Për efiçiencë kemi ndarë 46 mijë euro. Kjo është llampa e parë pastaj do të fillojmë me zgjerimin e saj”, tha ministri Lluka. Të dyja palët ditë më parë kanë realizuar edhe një takim të përbashkët ku kanë diskutuar edhe për këto tema: Ndriçimin publik efiçient, Finalizimin e ndërmarrjes publike lokale “Higjiena”,Investimet shtesë në kanalet e ujitjes për fshatrat e komunës së Deçanit, përmes ndërmarrjes publike qendrore “Drini i Bardhë”, Ndërsa kanë vizituar edhe vendet ku do të behët financimi i projekteve të përbashkëta mes komunës Deçanit dhe MZHE-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …