leoni

Komuna e Deçanit nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi me DEMOS

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka nënshkruar të enjtën Memorandum Mirëkuptimi me Projektin për Decentralizim dhe Mbështetje të Komunave (DEMOS), që zbatohet nga Helvetas Sëiss Intercooperation.

Ky memorandum ka për qëllim përmirësimin e qeverisjes pjesëmarrëse dhe të sigurimit të angazhimit kuptimplotë të qytetarëve në procesin e planifikimit të hershëm buxhetor komunal, për të forcuar transparencën buxhetore dhe përfshirjen e qytetarëve në qeverisjen lokale. Me këtë partneritet poashtu parashihen konsultimet publike dhe përdorimi i platformave digjitale.

Falënderoj DEMOS-in për mbështetjen në ndërtimin e një qeverisjeje më të hapur dhe më efikase për qytetarët tanë, ka shkruar në llogarinë e tij në facebook, kryetari I komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Me 27 shkurt mbahet mbledha e dytë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, z. Bekim Azizi ka njoftuar përmes faqes zyrtare të …