Me rastin e vdekjes së ish komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Deli Lekaj, kryetari i komunës së Deçanit, z.Bashkim Ramosaj ju fton të merrni pjesë në mbledhjen komemorative të organizuar nga komuna e Deçanit.
Mbledhja komemorative do të mbahet nesër, me datë 06.10.2022, ditë e enjte, në ora 12:00, në sallën e Kuvendit të Komunës.
Ora 14:00 – Homazhe pranë arkivolit, në fshatin Lumbardh, pranë varrezave të fshatit;
Ora 15:00 – Varrimi i të ndjerit.