leoni

Komuna e Deçanit nis aksionin për pastrimin e Deponive ilegale të mbeturinave

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Deçan në bashkëpunim më Drejtorin e Inspeksionit Komunal  tash e disa ditë kanë bërë verifikimin dhe identifikimin e të gjitha deponive ilegale në qytet dhe në  fshatrat e komunës  së Deçanit. Drejtori  për Mbrojte, Shpëtim dhe Shërbimeve Publike Izet Zenuni bëri të ditur se na është dashtë disa ditë pune në teren që  të bëjmë  verifikim dhe identifikimin e të gjitha deponive të krijuara në teren. Situata në teren është jashtëzakonisht e keqe, janë krijuar mbi 16 deponi të cilat duhet punë intensive për ti larguar këto mbeturina. Ne si Institucione Komunale në bashkëpunim më  ,,KELKOS-Grup’’, kemi arritur një marrëveshje mirëkuptimi që të bëjmë largimin e këtyre deponive të krijuara, puna në teren ka nisë  nga dita e martë, deri më tani është  pastruar  vendi ,,Podi i Gështenjave’’,varrezat e qytetit, dhe disa lokacione tjera. Zenuni bëri të ditur se mbeturinat e ekonomive familjare dërgohen në deponinë  regjionale ne Sferrk,  ndërsa  mbeturinat e ngurta (inerte) në vendin e quajtur te zalli i Strellcit vend ky i cili është votuar edhe në Asamblenë Komunale për një deponit të tillë. Sipas Zenunit  ky aksion do të vazhdoi deri në  fund të muajit shtatorë apo deri në   largimin e te gjitha deponive të krijuara. Më këtë rast ushtruesi i detyrës së Kryetarit të Komunës së Deçanit Sami Cacaj, ka mbajt një takim më policinë e Kosovës, më inspektorët komunal dhe drejtorin e shërbimeve publike, ku janë dakorduar që bashkë të jenë ëe teren për të marr masat e duhura për parandalimin e hedhjes së mbeturinave. Nga ky takim i përbashkët janë dakorduar që të krijohet një ekip i cili do të jetë në teren 24 orë dhe do të monitoroi, si dhe të ndëshkoj keqbërësit. Ju bëjmë me dije se të  gjithë qytetaret, personat fizik dhe ata juridike që vërehen qoftë nga qytetaret, kamerat e sigurisë, policia apo inspekcioni duke hedhur mbeturina, do të dënohen sipas ligjit për mbeturina 04/L-60  dhe udhëzimit administrative me nr.14/ 2015  për gjoba mandatore, që parasheh qartë masat e ndëshkimit për të gjitha kategoritë. Prandaj çdo qytetar i ndershëm duhet te lajmëroj rastet e tilla në institucionin komunal po në polici, sepse se pari është ne interes te fëmijëve te tyre, dhe ruajtjes së ambientit në komunën e Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …