Komuna e Deçanit organizon takim publik me qytetarët

Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Asamblistët dhe Drejtorët e Drejtorive, mirëpresin qytetarët e komunës së Deçanit në takimin publik me qytetarë, në të cilin do të diskutohet për çështjet që i preokupojnë qytetarët, për ofrimin e shërbimeve cilësore komunale dhe për çështjet lidhur me realizimin e synimeve programore të komunës së Deçanit gjatë vitit 2020. Qytetar të nderuar dhe Shoqëri Civile, është në interesin tuaj që të merrni pjesë në këtë takim dhe të kontribuoni drejtpërdrejtë për mbarëvajtjen e punëve të Komunës së Deçanit. Takimi mbahet me 23 dhjetor 2020 në ora 11:00 në Sallën e Kuvendit të Komunës.

Pjesëmarrja Juaj është e mirëseardhur!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …