Komuna e Deçanit përfituese e pajisjeve të kërkim-shpëtimit malor

Kryetari i Komunës së Deçanit z. Bashkim Ramosaj ka nënshkruar të mërkurën marrëveshje me Agjencinë Italiane për Zhvillim dhe Kooperim, për pranimin e pajisjeve të shpëtimit malor në kuadër të projektit Natur Kosovos i një ndër komunat përfituese.

Ky bashkëpunim, me të cilin është themeluar edhe Stacioni i Kërkim-Shpëtimit malor ka qenë shumë i domosdoshëm për komunën tonë, i cili do të ofrojë shërbime dhe në veçanti siguri për të gjithë qytetarët!

Stacioni i Kërkim-Shpëtimit malor në Deçan gjindet në Qendrën Informuese Turistike – Visit Deçani.

Projekti Natur Kosovo do të sjellë një transformim të rëndësishëm në sektorin e turizmit të Deçanit, duke e bërë këtë qytet një destinacion tërheqës dhe të mirëpritur për turistët nga e gjithë bota.

Komuna falenderon të gjithë akterët dhe donatorët e këtij projekti për bashkëpunimin dhe mbështetjen!

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politik dhe Financa i komunës së Vitisë shqyrtoj Projekt Buxhetin për vitet 2025-2027

Në mbledhjen e nëntë të Komitetit për Politikë e Financa, u shqyrtuan disa pika të …