Komuna e Deçanit, gjegjësisht grupi punues për draft “Plani Lokal i Veprimit në Mjedis PLVM 2022-2027 “, ka mbajtur punëtori me, Ndërmarrjen Publike Lokale “Higjiena” në Deçan, me datë 13.12.2022, KRU “Hidro Drini” Deçan me datë 14.12.2022, QKMF “Adem Ukëhaxhaj” në Deçan me datë 16.12.2022. Sipas këtyre punëtorive pjesëmarrësit kanë dhënë rekomandime dhe plotësime për draft “Plani Lokal i Veprimit në Mjedis PLVM 2022 – 2027”, të cilat çështje janë inkorporuar në draft planin e PLVM- së 2022 – 2027.