Kryetari i komunës së Deçanit. z. Bashkim Ramosaj së bashku me drejtorin për Gjeodezi dhe Kadastër, z. Agron Muslijaj priten në takim përfaqësuesit e USAID-it, drejtoreshën e aktivitetit, znj. Jennifer Ober, të cilët pranuan zyrtarisht Planin për Përmirësimin e Ofrimit të Shërbimeve Kadastrale, i hartuar në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Aktivitetit “Qeverisja e Pronës” të USAID-it dhe Komunës së Deçanit.
Ky plan, tani e tutje, do të jetë një udhërrëfyes i rëndësishëm për komunën, duke synuar përmirësimin e efikasitetit, transparencës dhe cilësisë në ofrimin e shërbimeve kadastrale për qytetarët.
Falënderojmë USAID-in për mbështetjen e vazhdueshme dhe përkushtimin në forcimin e qeverisjes lokale dhe menaxhimin e pronës.