Në Selanik të Greqisë gjatë tri ditëve të kaluara u mbajt edicioni i 39-të i Panairit Turistik i organizuar nga Philoxenia HELEXPO, këtë herë me një organizim të nivelit më të lartë sipas standardeve ndërkombëtare.
Gjatë këtij panairi, drejtori për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Deçanit, z. Isuf Demhasaj pati mundësinë t’i njoftojë pjesëmarrësit me vendet më atraktive të qytetit të Deçanit, si dhe të krijoj kontakte me shumë përfaqësues nga kompanitë e turizmit dhe shtete të tjera që ishin të pranishme.
Kjo pjesëmarrje e Komunës së Deçanit u mundësua nga bashkëpunimi i ngushtë me kompaninë Ceo nga Kosova, me të cilën janë zhvilluar edhe aktivitete të tjera, si panairi në Prishtinë në muajin prill të këtij viti.
Po ashtu, gjatë këtyre 3 ditëve, drejtori Demhasaj zhvilloi disa takime me përfaqësues të rëndësishëm, si Ambasadori i Kosovës në Greqi, z. Fitim Gllareva dhe akterët të tjerë të turizmit ndërkombëtar.