Komuna e Deçanit – REAGIM PUBLIK

Sot, disa media vendore kanë publikuar një lajm jo të saktë me titull: “Një zyrtar i Komunës së Deçanit është arrestuar sot, pasi dyshohet për veprën penale “marrja e ryshfetit”. Komuna e Deçanit njoftojnë opinionin publik dhe gjithë qytetarët e komunës së Deçanit dhe të Republikës së Kosovës, se i dyshuari, H.I., (viti i lindjes 1964, mashkull kosovar), nëpunës në Qendrën e Regjistrimit Civil – Deçan, nuk është punëtor i Institucionit të Komunës së Deçanit por njësisë së veçantë të kësaj Qendre, që vepron nën kompetencat e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe se Komuna e Deçanit nuk ka asnjë përgjegjësi për funksionimin apo administrimin e kësaj Qendre, sepse ata menaxhohen nga MPB-ja dhe ndarja e përgjegjësive është e qartë, madje ata kanë edhe objektin e tyre të veçantë të punës. Gjithashtu me aq sa jemi të informuar nga kjo Qendër, i dyshuari H.I. ka një periudhë kohore që është transferuar në pozitën e njëjtë në Komunën e Junikut! Për informata tjera besojmë që do të përgjigjen zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, MPB-së, pasi që është zyrtar i kësaj Ministrie, i angazhuar për një periudhë kohore në Komunën e Deçanit, e tani në Komunën e Junikut. Faleminderit për mirëkuptim!

Me respekt,

Zyra për Informim e Komunës së Deçanit

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …