Universiteti “Haxhi Zeka”, në bashkëpunim me kompaninë Terra, ka prezantuar një projekt inovativ për sektorin e turizmit në Kosovë – Barometrin Turistik. Ky projekt përfaqëson platformën e parë të këtij lloji në vend dhe synon të ofrojë një pasqyrë të detajuar dhe të bazuar në të dhëna mbi performancën e sektorit turistik, duke përfshirë cilësinë e shërbimeve në hotele dhe restorante.
Barometri Turistik është ndërtuar mbi një analizë të thelluar të vlerësimeve dhe komenteve të vizitorëve, duke krijuar një sistem që mat në mënyrë objektive përvojën e klientëve në sektorin e mikpritjes. Me këtë platformë, për herë të parë, komunat, bizneset dhe institucionet përkatëse do të kenë qasje në të dhëna të detajuara mbi perceptimin e turistëve dhe cilësinë e shërbimeve të ofruara në destinacionet kryesore të vendit.
Përveç ofrimit të analizave të bazuara në të dhëna, ky projekt përfshin edhe një komponent inovativ – një asistent virtual (ChatBot) i ndërtuar për të ndihmuar pronarët e hoteleve dhe restoranteve të kuptojnë më mirë performancën e tyre dhe të përmirësojnë shërbimet që ofrojnë. Ky asistent (ChatBot) do të analizojë komentet dhe vlerësimet, duke ofruar rekomandime konkrete për përmirësimin e cilësisë së shërbimit dhe menaxhimin e reputacionit online.
Për më shumë informata mbi këtë projekt dhe qasjen në analizat e detajuara të Barometrit Turistik, mund të vizitoni platformën zyrtare në linkun: