Komuna e Deçanit rrënon pikën e shitjes së karburanteve në rrugën “Luan Haradinaj”

Komuna e Deçanit në mëngjesin e së premtes ka marrë një aksion për rrënimin e një pike të shitjes së karburanteve në rrugën “Luan Haradinaj”. Në këtë aksion prezent ishte edhe i pari i Deçanit, Rasim Selmanaj, i cili përcillte nga afër rrënimin e kësaj pike.

Kjo pikë e shitjes së karburanteve ishte shfrytëzuar nga “Al Petrol” dhe paraqiste rrezik për qytetarët, e sidomos për fëmijët.

Këtë e ka konfirmuar edhe kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj, i cili ka theksuar se për rrënimin e kësaj pike të shitjes së karburanteve ka marrë vendim Asambleja Komunale në Deçan.

“Arsye e parë është zbatimi i Planit Rregullativ të zgjerimit të rrugës.

E dyta, kjo pompë ka paraqitur rrezik për të rinjtë dhe fëmijët. Thjesht është vendim i Asamblesë të Komunës së Deçanit”, ka thënë kryetari Selmanaj. “Kjo pikë e shitjes së karburanteve ka qenë aktive deri para tri javësh. Për këtë unë i kam dërguar letër Agjencisë Kosovare të Privatizimit se kjo pikë e shitjes së karburanteve paraqet rrezik për jetën e njerëzve dhe është dashtë ta eliminojmë”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …