Komuna e Deçanit zbaton vendimin e Asamblesë Komunale te datës 31.07.2015

Bazuar në nenin 14-të të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale  nr.03/L-040, dhe në harmoni me nenin 21 të Statutit të Komunës së Deçanit, Kuvendi i Komunës së Deçanit, merr Vendim për rrënimin e objekteve të përkohshme ne pronën komunale me shfrytëzim nga personat privat, të cilët gjenden në një pjesë të ngastrës kadastrale nr.1294-1 e evidentuar në certifikatën e pronësisë Komuna të Deçanit.

Në bazë të këtij vendimi të datës 31.07.2015 me datë 08.11.2017,(e mërkurë) filloi rrënimi i këtyre objekteve të përkohshme.

Drejtori i  Inspeksionit  Komunal Halil Tolaj tha se  shfrytëzuesit e këtyre lokaleve janë njoftuar më kohë, njëkohësisht ne jemi duke zbatuar vendimin e Asamblesë Komunale  të datës 31.07.2015 , konformë ligjit dhe rregulloreve dhe planit rregullues urban të qytetit, asgjë nuk është vepru në kundërshtim më ligjin këto kanë qenë lokale pronë komunale të cilat janë shfrytëzuar nga këta pronarë, në vazhdimësi ne si institucione i kemi njoftuar më anë të shkresave lidhur më procedurat dhe vendimet e marra në komunë dhe asgjë nuk bie ndesh me ligjin tha Tolaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …