Komuna e Drenasit refuzoi dy kërkesa të Radios Kosova e Lirë, të parën për “Mbrojtje institucionale të Shtëpisë-Muze” në fshatin Berishë, sipas vendimit të Ministrisë së Kulturës të datës 30. 11. 2008”, edhe pse ishte vetëm njoftim dhe jo kërkesë, si dhe kërkesën për dhënien në shfrytëzim 15 ari tokë gurinore ku ndodhet “Bunkeri i Luftës” në Majën e malit Pallanik nga ku kemi transmetuar lajmet gjatë kohës së luftës, me qëllim të rregullimit të bunkerit të rrënuar. Ndërsa, lidhur me kërkesën e Radios, drejtuar komunës së Drenasit për dhënien në shfrytëzim 15 ari tokë gurinore në majën e Malit Pallanik, komuna sqaron se parcela nr.907-0 e kërkuar për shfrytëzim nga Radio-Kosova e Lirë, është zonë kadastrale e fshatit, Kizhnarekë, tokë pyjore nën menaxhimin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Përgjigjja e parë
Përgjigjja e dytë